
Adnan Januzaj po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Real Sociedadit.
Drejtori i Real Sociedadit, Roberto Olabe, ka konfirmuar bisedimet për zgjatje të kontratës me mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj.
Ai ka theksuar se dëshira e tij është që Januzaj të qëndrojë gjatë te Sociedadi.

“Si me Adnanin, ashtu edhe me Jon Guridin dhe Monrealin jemi në bisedime. Nëse më pyet, unë do të dëshiroja që Adnani të qëndronte. Evolucioni që Januzaj ka pasur që kur ka mbërritur këtu deri më tash ka qenë sinqerisht pozitiv. Të gjithë e dimë se çka është në gjendje të japë në fushë. Shpresojmë se ai do të shohë një mundësi në Real Sociedad”, ka thënë Olabe, njofton “eldesmarque. com”.
Januzaj 26-vjeçar te Soeciedadi u transferua në verën e vitit 2017 nga Manchester United, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Këtë edicion, në 20 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë.