Sociologia Ademi: Monitorimi do të ul rastet e dhunës në familje

18:08 | 10 Dhjetor 2024
sociologia-ademi:-monitorimi-do-te-ul-rastet-e-dhunes-ne-familje


Sociologia Makfirete Ademi tregon se vitet e fundit ka pasur rritje te dukshme të rasteve të dhunës në familje. Madje ajo tregon se ka pasur raste kur edhe pas ndjekjes penale të autorëve të dhunës, viktimat kanë vazhduar të ndihen të kërcënuara. Ajo e vlerësoi lansimin e sistemit të hallkave për mbikëqyrje elektronike si një mjet të rëndësishëm preventiv për sigurinë e viktimave dhe për parandalimin e përsëritjes së dhunës.

‘Lansimi i sistemit të hallkave për mbikëqyrje elektronike rrjedhimisht ligji për vendosjen e byzylykëve elektronik ne këmbë ose ne dorë është një preventivë për sigurinë e viktimave dhe mos përsëritjen e dhunës’’, tha Ademi.

Sociologia theksoi se hallkat për mbikëqyrje elektronike do të shërbejnë për ndërhyrjen e shpejtë të policisë në rastet e dhunës dhe si indikatorë për parandalimin e dhunës.

Ajo shtoi se, megjithëse ky ligj dhe sistem janë vonuar në implementim, ata do të kenë një ndikim të rëndësishëm në uljen e rasteve të dhunës në familje në Kosovë.

Hallkat për mbikëqyrje elektronike do nevojiten pikërisht për ndërhyrjen e policisë ne rastet e dhunës dhe do jene indikator për parandalimin e dhunës’’, përfundoi Ademi. / Front Online /

Komento: