Sociologu Reçica flet pë intelektualët servilë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sociologu Reçica flet pë intelektualët servilë

22:51 | 10 Shkurt 2019

Sociologu kosovar, Shemsi Reçica thotë se në Kosovë është shndërruar, tashmë, në dukuri të rrezikshme për vendin dhe për shoqërinë, servilizmi i intelektualëve në raport me liderët partiakë dhe institucionalë.

Sipas tij, është shndërruar në praktikë të përgjithshme edhe heshtja e kritikave dhe akuzave të intelektualëve servilë, kundrejt liderëve politikë ose institucionalë, nëse këta të fundit ofrojnë një pozitë të favorshme dhe me interes për të parët, në parti ose në institucione shtetërore. /ORAinfo/

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e sociologut Shemsi Reçica:

INTELEKTUALË SERVILË

Në Kosovë është shndërruar, tashmë, në dukuri të rrezikshme për vendin dhe për shoqërinë, servilizmi i intelektualëve në raport me liderët partiakë dhe institucionalë, për të marrë ose për të ruajtur një pozitë të lartë në parti ose në institucione shtetërore, në njërën anë dhe në anën tjetër, shpërthimi i tyre, me kritika e akuza të rënda kundër të njëjtëve liderë dhe kundër partive e institucioneve ku kanë punuar, pasi t’a kenë humbur pozitën e tyre në parti ose në ato institucione;

Është shndërruar në praktikë të përgjithshme edhe heshtja e kritikave dhe akuzave të intelektualëve servilë, kundrejt liderëve politikë ose institucionalë, nëse këta të fundit ofrojnë një pozitë të favorshme dhe me interes për të parët, në parti ose në institucione shtetërore.

Debatet publike për këto dukuri dhe për bartësit e tyre, përveç të dobishme dhe me interes, janë edhe interesante për gjithë shoqërinë.

Komento: