Sociologu Selishta: Duhet vetëdijësim i shoqërisë, por edhe ekonomia ndikon

21:50 | 25 Maj 2024
sociologu-selishta:-duhet-vetedijesim-i-shoqerise,-por-edhe-ekonomia-ndikon


Sociologu Bekim Selishta thotë për Front Online duhet një vetëdijësim më i lartë i shoqërisë se problemet nuk duhet të zgjidhen me shantazhe e dhunë.

“Tek ne duhet të jetë një vetëdijesim më i lartë i shoqërisë, ne jemi mësuar gjithçka të bëjmë me shantazhe dhe jo punë të sinqerta dhe mandej gjithçka na duket normale nëse fillojmë edhe këto probleme me i bërë se mendojmë që tejkalohen”, tha Selishta.

Poashtu, sociologu apeluar që në shkolla fillore dhe të mesme duhet të ngrihet vetëdija përmes lëndëve shoqërore.

“Diçka më serioze që duhet të trajtohet në shoqërinë tonë është që emisionet edukativo arsimor të ketë më shumë jo vazhdimisht seriale e probleme politike e të harrohen problemet e tjera. Problemet ekonomike ndikojnë. Në shkolla fillore dhe të mesme duhet të ngrihet vetëdija që të mesohen me lënda shoqërore që problemet kanë mundësi të zgjidhen edhe me dialog jo veç me vrasje e dhunë “, tha Selishta për Front Online.

Komento: