Sociologu Bekim Selishta, për FrontOnline ka ngritur shqetësimin për pasojat e shpejta të plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit në Kosovë, duke theksuar se vendi është në rrezik të mbetet pa banorë.
‘’Unë e kam shqetësimin tjetër, se këta që ikin mundën edhe me u kthy, shqetësimi është se për pesë vite apo 5% është ngritë marzha e plakjes, sepse plakja po shkon në hapa shumë të shpejtë, paramendo për 30 vite, mosha mesatare shkon në 55 vite, dhe njëjtën kohë nataliteti është shumë i vogël. Ky është rrezik shumë i madh që ne me mbetë pa banorë.’’ tha Selishta.
Selishta ka kritikuar gjithashtu liderët politikë, duke theksuar se premtimet e tyre gjatë periudhave zgjedhore shpesh janë të pambajtura dhe se nuk duhet t’u besohet gjithçka që thonë.
‘’Ne jemi në proces zgjedhor, në zgjedhje politike dhe çka do që thonë nuk duhet me i marr parasysh. Jo të gjithë liderët janë të sinqertë me premtime.’’ tha ai.
Ai ka sjellë një shembull shqetësues të qeverisjes së Vetëvendosjes, ku një mësimdhënës është shpallur disa herë për një vend pune brenda një viti shkollor, duke e konsideruar këtë një pasqyrë të amullisë institucionale. Sipas tij, kjo situatë tregon se sa rrezikshme është të jetosh në Kosovë.
‘’Për mua ka qenë shumë shqetësuese kur e kam dëgjuar këtë fjali se familjarët në Kosovë nuk ke nevojë me i marr në Zvicër, por le ta thirin kryeministrin, ia sigurojmë një vend pune. Një mësimdhënësi në qeverisjet e VV-së, katër herë ja kanë shpallë vendin e punës, brenda një viti shkollor. Kjo është amulli instititucionale.’’ shprehet ai.
Për Selishtën, kjo paraqet rrezik për të jetuar në Kosovë.
‘’Kjo tregon sa rrezik është me jetu në këtë vend.’’ potencoi ai.