Sokol Bashota deçertifikohet nga KQZ, Esat Raci kandidat për kryetar nga PDK

13:59 | 03 Shtator 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka deçertifikuar Sokol Bashotën nga gara për kryetar të Klinës.

Vendimi është marrë pasi Gjykata e Apelit së fundi i ka vërtetuar dënimin për mosdeklarim të pasurisë.

Përveç Bashotës, KQZ e ka hequr nga lista e kandidimit edhe Enver Berishën i cili ishte kandidat për asamble.

Esat Raci ka marrë çertifikimin në garën për kryetar të Klinës.

Komento: