Sokol Dobruna përfundon intervistën nga Specialja, ja për kë e kishin pyetur

18:36 | 17 December 2018

Gjykata Speciale javën e kaluar ka nisur punën duke intervistuar disa ish-zyrtarë të lartë të UÇK-së.

Nëpërmjet telefonit, avokati i Sokol Dobrunës, Ilir Hoxha, ka thënë se ekziston dyshimi se klienti i tij si udhëheqës i Gjykatës Ushtarake ka mundur të kryej krime në periudhën kohore 98-99 që bie në juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Avokati Hoxha për T7 ka konfirmuar se Sokol Dobruna është pyetur për raste të ndryshme për të cilat është lëshuar vendim nga Gjykata Ushtarake e UÇK-së.

Ai madje ka thënë se Dobruna është pyetur edhe për rastin e deputetit të AAK-së, Blerim Kuçi, për të cilin Dobruna kishte lëshuar një urdhër për ekzekutim me arsyen e dezertimit.

Hetuesit e Dhomave të Specializuar kanë pyetur Dobrunën edhe për shumë emra udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ndër ta edhe për njohjen e Dobrunës me ish-udhëheqësin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Por, avokati Ilir Hoxha, thotë se ende nuk kanë ndonjë informacion nëse do të ngrihet aktakuzë ndaj Sokol Dobrunës.

Ndërkaq, Dobruna ende nuk ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Hagë.

Komento: