Sokol Dobruna: Të pabaza akuzat e Speciales – ushtarët kishin udhëzim të mos vepronin jashtligjshëm

19:11 | 06 Nëntor 2020

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së: Të pabaza akuzat e Speciales – ushtarët kishin udhëzim të mos vepronin jashtligjshëm.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale por që për shkak të respektit për Kuvendin e Kosovës, është paraqitur në organet kompetente të Hagës.

Megjithatë, lidhur me zhvillimet e fundit, ku ish-figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve iu konfirmuan aktakuzat, Sokol Dobruna mohon se ka pasur kr.ime për të cilat pretendohet, njofton Klan Kosova.

”Rasti i fundit çka ka ngjarë, ka dy aspekte që duhet shqyrtuar. Aspekti personal, dhe aspekti funksional”.

Dobruna madje shtoi në Info Magazine se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kishte dhënë një udhëzim për të mos devijuar në çështje jashtëligjore.

”Gjatë luftës është diçka e sigurt se kr.ime në luftën e UÇK-së nuk ka pasur, sepse shtabi i përgjithshëm ka dhënë udhëzim për të qenë sa më të kujdesshëm në luftë, sa më të disiplinuar, por edhe për të mos bërë eventualisht diçka jashtëligjore”.

Cila ishte arsyeja e këtij udhëzimi? – Qysh atëherë kishit menduar që më vonë mund të ketë një gjykatë ndërkombëtare?

”Arsyeja ka qenë se ne kemi qenë ushtri e re”.

”Dhe shtabi ynë ka menduar se është shumë e qëlluar të japë një ide të tillë, dhe se imazhi i UÇK-së në idenë ndërkombëtare të jetë i pranueshëm. Ideja ka qenë që reputacioni i UÇK-së të mos njolloset”.

”Pra, nuk ka bazë për asnjë nga kr.imet për të cilat flitet”.

”Unë nuk kam informacione të thukta, për çfarë është bërë pas luftës, sepse jam demobilizuar dhe nuk kam qenë në rrjedha për asgjë. Nuk mund të flas për çfarë është bërë pasluftës”.

”Për mua akuzat janë të pabaza. Kanë qëllime politike. Këtë edhe një fëmijë i vogël e ka lexuar. Krejt janë qëllime për ta ledhatuar Serbinë dhe qëllime të politikës globale”.

”Kjo politikë globale, shkakton gjithë këtë peshë, ndaj edhe UÇK-së jo vetëm, por popullatës e cila e dijmë se ku jemi me shndërrimin e shtetit të Kosovës, pa liberalizim të vizave, pa zhvillim, pa punësim dhe në një mënyrë ose tjetër, kapitalin financiar të tërë Kosovës e kanë thithë”.

”E kjo mungesa e kapitalit financiar është në zinxhir, që shkakton këto trazira”.

Komento: