Sokol Havolli jep dorëheqje nga Banka Qendrore, zbulohet arsyeja

15:35 | 30 August 2022

Sokol Havolli përmes një letre dërguar kreut të BQK-së, Fehmi Mehmetit dhe kreut të Bordit të BQK-së, Flamur Mrasorit, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e zëvëndësguvernatorit për Mbikqyrje Financiare.

Havolli në letrën e dorëheqjes ka shkruar se po dorëhiqet si rezultat i presioneve të mëdha politike të cilat thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit 2021.

Havolli në letrën e tij përmend edhe njerëz brenda BQK-së të cilët kanë thënë se po zbatojnë urdhëra “nga lartë”.

Komento: