Sokol Havolli zgjidhet në krye të “Prishtina Parking”

15:36 | 25 Tetor 2022

Sokol Havolli, nga i dyti në BQK në krye të “Prishtina Parking”.

Ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ndërmarrja “Prishtina Parking”, ku shihet se në mesin pesë kandidatëve, Havolli ka më së shumti pikë, 38.75, raporton Klankosova.tv.

Sipas rezultateve, pas Havollit, i dyti me pikë është Qëndrim Vitija me 35.25, pastaj Gazmen Rexhepi me 32.5, Isak Rakovica me 28 dhe i fundit Nexhmi Uka me 24.5 pikë.

Kujtojmë se Havolli ishte edhe kandidat për asamble dhe kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sot udhëheq me kryeqytetin e vendit, Prishtinën.

Komento: