Solari e bën për ‘pesë pare’ Ronaldon në përgjigjen e tij

13:34 | 11 Dhjetor 2018

Trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Solair i ka kthyer përgjigje, Cristiano Ronaldos, pasi ky i fundit ka thënë se në Juventus ndihet më shumë si pjesë e një familjeje se në Real Madrid.

Real Madridi ka arritur të thyejë rekorde në epokën moderne të garës evropiane, duke e fituar Ligën e Kampionëve për tri vite radhazi. Por, përkundër këtij triumfi, Solari ka thënë se lojtarët e tij vazhdojnë të jenë modest, transmeton Express.

Cristiano Ronaldo, i cili i dha fund karrierës së tij në Real Madrid pas fitores me rezultat 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, vendosi që të transferohej në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës dhe tani ka thënë se klubi i tij i ri është më shumë si një familje.

Solari është emëruar në pozitën e trajnerit të Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, muajin e kaluar, dhe tani është në duart e tij ta vazhdojë suksesin e treguar nga ish-trajneri Zinedine Zidane në Ligën e Kampionëve.

“Përulësia është një virtyt i mrekullueshëm dhe skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme, por edhe modeste”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscoëit që zhvillohet nesër.

“Cristiano është në historinë e Real Madridit dhe ndjenjat e tij janë të tijat. Madridi është i mrekullueshëm në të gjitha aspektet dhe vlerat e këtij sporti. Ne punojmë shumë, stafi teknik, fizik, si dhe lojtarët. Të gjithë ne”, shtoi ai.

Komento: