Solari në ‘luftë’ me yllin e Real Madridit

21:15 | 17 Janar 2019

Real Madrid po vazhdon të jetë në krizë.

Zëvendësimi i Iscos në minutën e 67 kundër Leganes është një tjetër injorim që ja bëri Solari Iscos e ku ai refuzoi që edhe ta shoh kur e largoi. Më poshtë do të shihni zëvendësimet e tij të shpeshta javëve të fundit

Santiago Solari nuk e la më shumë se 67 minuta Iscon për të luajtur kundër Leganes të mërkurën. Ishte një ndryshim që sinjalizonte një problem në fushë për Real Madridin dhe paraqitjen sipërfaqësore të Iscos me skuadrën e Solarit që po humbiste 1-0. Derisa ai dilte jashtë fushe, Isco dhe Solari nuk e shikuan njëri tjetrin por kur Lucas Vazquez u largua, ai u përshëndet me trajnerin. Me Iscon që ka luajtur shumë pak me trajnerin e ri, ishte një mundësi e mirë për të te luante 90 minuta por Solari vendosi kundër tij duke thelluar edhe më shumë marrëdhëniet në mes tyre dhe problemet në skuadër.

Zëvendësimi i parë kundër Eibar kur humbisnin 3-0

Problemi i parë mes tyre që u pa në media. Isco ishte jashtë në ndeshjen kundër Eibar, e cila gjë nuk ishte edhe aq e çuditshme. Isco hyri kur rezultati ishte 3-0 duke humbur, megjithatë, ai nuk arriti që të ndikojë shumë në fushë, ai bëri një gjest që kishte të bënte me skuadrën që ishte parkuar si një autobus, gjest i cili nuk i pëlqej Solarit dhe këtu fillojnë marrëdhëniet jo të mira mes tyre.

Isco detyrohet ta shoh ndeshjen e Romës nga tribuna

Më 27 nëntor, Solari e la jashtë skuadrës tërësisht iscon për ndeshjen kundër Romës në Ligën e Kampionëve kurse ai e shikoi këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit Olimpico. Së pari, shumë spekuluan që Isco isahte lënduar, por më vonë doli që kjo nuk është e saktë. Lojtari e përjashtoi këtë mundësi, përderisa ai konfirmoi që është mirë dhe ishte parë duke u larguar nga zhveshtorja pas ndeshjes.

Zero minuta në Abu Dhabi

Fytyra e Iscos gjatë festës në stadiumin Zayes Sport në Abu Dhabi i tregonte të gjitha pasi që Real Madridi fitojë për të tretin vit me radhë Botërorin e Klubeve. Është lëndim për një lojtar që të mos luaj në asnjë ndeshje dhe asnjë minutë në një garë të tillë. Casemiro, Ceballos dhe Vinicius të gjithë luajtën përpos Iscos që ishte në bankë. Ai u largua nga fusha në mes të festimeve.

Starton në ndeshje të parëndësishme

Solari ka startuar vetëm tri herë me Iscon prej që ka marrë drejtimin e Los Blancos dhe këto tri ndeshje ishin të parëndësishme. Ai ka luajtur në ndeshjen e kthimit në Kupën e Mbretit kundër Melillas pas Reali kishte fituar ndeshjen e parë 0-4. Ai ka luajtur kundër CSKA Moskës, një ndeshje që nuk kishte asnjë domethënie për Real Madridin e të cilën ata e humbën 3-0 me Iscon që ishte fishkëlluar edhe nga tifozët. Starti i tij i tretë ishte të mërkurën kundër Leganes, ku Reali vetëm u desh ta ruaj epërsinë komode prej 3-0 nga ndeshja e parë në Bernabeu.

Tre mbrojtës por pa Iscon

Real Madridi ishte nisur në një të diele kundër Betis më shumë mungesa dhe lëndime. Edhe në këtë ndeshje Isco nuk startoi . Por, Solari shpiku një sistem të ri më pesë mbrojtës dhe Isco përsëri mbeti në bankë. Casemiro, Valverde dhe Modric startuan në mesfushë kurse Isco edhe pse u nxeh në pjesën e dytë ai nuk luajti pasi që Solari vendosi për Brahimin, Ceballosin dhe Critso-in për t’u zëvendësuar para tij.

Komento: