Solidarizimi i Kosovës për Palestinen: Qytetarët marshojnë nesër në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

22:25 | 12 Maj 2021

Marsh solidarizues.

Reagime të shumta pati pas sulmeve të njëpasnjëshme në Palestinë, ku qytetarë të shumtë humbën jetën.

Pas konfliktit në mes të Palestinës dhe Izraelit qytetarë të shumtë të Kosovës nesër do të mblidhen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të marshuar në solidaritet me popullin palestinez.

Mbledhja e qytetarëve nis në ora 12:00

Organizuesit e këtij aktiviteti kanë realizuar dhe disa pankarta ndër të tjerash ku thuhet “Nëse je neutral ndaj padrejtësive, ke zgjedhur anën e shtypësit”.

Komento: