Ole Gunnar Solskajer është emëruar trajner permanent i Manchester United.
Ole Gunnar Solskajer u emëruar trajner i Manchester United në fund të vitit të kaluar, por që ishte paraparë që në stol të qëndronte deri në fund të këtij sezoni.
‘Djajtë e Kuq’ vendosën që ta emëronin trajnerin norvegjez në kontratën tre vjeçare, duke i besuar për transferimet që do t’i bëjë në verë, përcjell lajmi.net.
Solskjaer ka kërkuar nga Manchester United transferimin e anësorit të PSV-së, Hirving Lozano.
Selektori i Meksikës, Gerardo Martino ka bërë me dije se skuadra angleze mund ta transferojë anësorin e skuadrës holandeze, gjersa do të paguajë 40 milionë euro.