Solskjaer befason me transferin e parë te Man Utd

08:19 | 08 Prill 2019

Zbulohet transferi i parë i Solskjaer te Manchester United.

Manchester United duket se do të futet seriozisht në afatin kalimtar veror.
Manchester United po përgatitet që të hap arkën, për transferimet e mëdha që do t’i bëjë në verë.

Declan Rice do të jetë me shumë gjasë transferimi i parë i ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net nga The Independent.

Manchester United do t’i ofrojë 55 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit nga West Hami.

Rice ka bërë paraqitje fantastike në këtë sezon, gjersa mori ftesën edhe nga Kombëtarja e Anglisë.

Komento: