Benoit Badiashile së shpejti pritet të vijë në “Old Trafford”.
Dëshira e madhe e Zinedine Zidane, Benoit Badiashile, mund ta veshë fanellën e Manchester United sezonin 2020/21, raporton ‘Le 10 Sport’.
Për lojtarin që interesohet edhe Real Madridi, sipas mediave në Spanjë me kërkesë të vecantë të Zinedine Zidane, është afër të fitojnë betejën “Djajtë e Kuq”.
Chelsea dhe Bayer Leverkusen gjithashtu e duan qendërmbrojtësin, vlera e të cilit është 30 milionë euro.
United është i gatshëm të paguajë që tani këtë çmim për Badiashile, i cili ka bërë 20 paraqitje me Monacon sezonin e kaluar.