
I mbajtur në postin e tij pavarësisht humbjes së Old Trafford kundër Liverpool (0-5) Ole Gunnar Solskjaer do të duhet të përgatitet për përplasjen kundër Tottenham.
Nuk është e lehtë për trajnerin e Manchester United, sepse të gjithë elementët duken kundër tij,përcjell ORAinfo.
I kritikuar rëndë nga publiku, madje edhe nga disa legjenda të futbollit anglez, norvegjezi duket se është zhgënjyer edhe nga një pjesë e dhomës së tij të zhveshjes. Mëngjesin e sotëm, shtypi britanik raportoi për tensionet që ekzistojnë me mesfushorin francez Paul Pogba. Por kjo nuk është e gjitha.
Ditët e fundit në media janë hedhur thashetheme për të diskutuar mbi pasuesit e mundshëm të OGS. Antonio Conte dhe Zinedine Zidane janë dy emrat kryesorë të përmendur. Prandaj presioni është maksimal mbi supet e Solskjaer, edhe pse ky i fundit ka përfituar nga mbështetja e Sir Alex Ferguson.
E përderisa Manchester United nuk është mësuar ta shkarkojë trajnerin e tyre me qejf, mediat na tregojnë se teknikut skandinav gjithsesi i është dhënë një ultimatum. Kështu, Solskjaer ka tre ndeshje për të shpëtuar punën e tij, përkatësisht përballjet me Tottenham, Atalanta dhe Manchester City./ORAinfo/