Solskjaer jep detaje për të ardhmen e Cavanit

19:56 | 09 Prill 2021

Solskjaer flet për të ardhmen e Cavanit.

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për sulmuesin Edinson Cavani para ndeshjes me Tottenham Hotspur.

Manchester United do të udhëtojë në “Tottenham Hotspur Stadium”, për tu përballur me Tottenham Hostpur në kuadër të xhiros së 32-të të Premierligës.

Solskjaer deklaroi se Edinson Cavani ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por se ai është optimist se një vendim i tij do të jetë pozitiv.

“Po e mbajmë ende dialogun e hapur dhe ai është ende i pasigurt çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm”, tha ai.

“Kjo është në rregull me mua, sepse nuk ka qenë një vit i lehtë për ne dhe të gjithë botën në përgjithësi”, tha Soskjaer.

“Kështu që ai dëshiron që të ketë edhe disa kohë në dispozicion që të mendojë dhe ta marrë vendimin e tij”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Komento: