Solskjaer jep një lajm shumë të rëndësishëm për tifozët e Manchester Unitedit

00:01 | 24 Nëntor 2020

Solskjaer ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për tifozët e Manchester Unitedit.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer insiston se portieri Dean Henderson dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

23-vjeçari nënshkroi kontratë afatgjatë verën e kaluar pas dy sezoneve të suksesshme huazim të Sheffield Unitedi, derisa thuhet se nuk është i lumtur me minutazhën.

Anglezi mbetet pas David de Gea, ndërsa Southgate e ka paralajmëruar se nëse dëshiron të jetë në portën e Kombëtares së Anglisë duhet të jetë titullarë.

Sidoqoftë, Solskjaer ka theksuar se Henderson nuk do largohet dhe që portieri është i lumtur në klub.

“Jam shumë i lumtur nga gara që është duke dhënë Dean. Nuk ka bërë asgjë gabim”.

“Dean dëshiron të qëndrojë dhe të luaj. Është duke u stërvitur mirë, ka potencialin të jetë një ndër më të mirët, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Unitedin është kundër Basaksehir, ndërsa nuk dihet nëse Henderson do jetë në stol apo rezervë.

Komento: