Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinhos është bërë më trajner të ri.
Trajneri i ri, Ole Gunnar Solskjaer, i ka vënë vetës një qëllim që ta nxjerrë më të mirën nga mesfushori francez Paul Pogba.
Ish-lojtari i United, Solskjaer erdhi në rolin e trajnerit deri në fund të këtij stinori pas shkarkimit të Jose Mourinhos në fillim të kësaj jave, transmeton Express.
“Ai është një fitues i Kupës së Botës”, tha Solskjaer.
“Paul është një djalosh fantastik. Ai është një lojtar shumë i mirë, pa dyshim është njëri nga ata që dua ta nxjerri më të mirën”.
Pogba nuk kishte marrëdhëniet më të mira me trajnerin portugez, dhe disa herë kishte mbetur në stol.