Pas ardhjes se Oli Gunnar Solskjaer në krye të Manchester Unitedit, ekipi anglez pritët të bëjë transferin e parë nga Serie A.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas i cili preferohet së tepërmi nga tekniku i “Djajve të Kuq”.
“TuttoMercatoËeb” shkruan sot se disa prej agjentëve të klubit anglez ishin prezent në ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.
Mbrojtësi grek mund të lërë Romën në janar, ku italianët do të fitonin 36 milionë euro.
Përfaqësuesit e Djajve të Kuq ishin jashtëzakonisht të impresionuar me paraqitjen e futbollistit.
Theksojmë se për 27-vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra kampione e botës, Real Madrid.
Greku deri tani ka zhvilluar 143 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.