Solskjaer synon ta transferojë njërin ndër mbrojtësit me të mirë aktual në Serie A

16:59 | 23 Janar 2021

Kalidou Koulibaly mbetet në krye të dëshirave për trajnerin Solskjaer.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, mbetet prioritet për trajnerin e MAnchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Trajneri norvegjez tash e një kohë të gjatë e dëshiron 29-vjeçarin e qendërmbrojtjes.

Gjiganti i Premier Leagues angleze do të tentojë ta transferojë atë deri në fund të këtij viti, pasi i nevojitet përforcim në mbrojtje.

Unitedi deri tani nuk ka arritur ta bindë Napolin për t’i ndarë rrugët me Koulibalyn. Kundër shitjes së tij është edhe trajneri Gennaro Gattuso, që i vlerëson lartë paraqitjet e tij në fushë.

Komento: