Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur si është më së miri aventurën e tij te Manchester unitet pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Manchester Unitedi ka fituar 3:1 ndaj Huddersfield Toën, në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, e vlefshme për xhiron e 19-të në Ligën Premier.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të të takimit me golin e Nemanja Matic dhe me këtë epërsi minimale, skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë doli në skenë mesfushori francez, Paul Pogba, i cili e gjeti rrjetën dy herë.
Golin e parë e shënoi pas asistimit nga Ander Herrera 64, kurse në të dytin u asistua nga Jesse Lingard 78.
Mysafirët arritën që ta shënonin së paku golin e nderit në këtë sfidë me ana të Mathias Jorgensen (88′).
Manchester Unitedi do të përpiqet të ngritet në tabelë pas rezultateve jo të mira gjatë këtij sezoni. Aktualisht, mban vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa padyshim se do ta synojë top-katërshen.
Huddersfield Toën është në fund të tabelës dhe po kalon një sezon zhgënjyes, së paku deri më tani.
Në xhiron e radhës, Djajtë e Kuq luajnë në shtëpi kundër Bournemouth, ndërsa Huddersfieldi është mysafir i Fulhamit.