Solskjer zbulon fajtorin kryesor të humbjes nga Barcelona

08:24 | 11 Prill 2019

Manchester United është mposhtur nga Barcelona para shikuesve të vet në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se gabimet në fillim të ndeshje si kanë kushtuar me humbje Manchester United në përballjen e parë çerekfinale kundër Barcelonës.

‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur 0-1 nga Barcelona në ‘Old Trafford’, pasi një autogoli të shënuar nga Luke Shaë në minutën e 12’.

“Ne duhej të ngadalësonim ndeshjen. Ne e humbnim topin shumë shpejtë. Mendoj se pas 20 minutave ne ishim të vendosur mirë”, ka deklaruar Ole Gunnar Solskjaer.

“Performanca kundër PSG në udhëtim na jep besim se ne mund të kalojmë tutje, por e dimë se ndoshta po luajmë kundër favoritëve të kësaj gare”.

“Ne duhej të ishim efektiv në mundësitë që kishim. E dinim që nuk do të krijonim shumë mundësi, kështu që është dashur të shfrytëzojmë ato që kishim”.

“Mendoj se ata do të jenë të kujdesshëm pas asaj që kemi bërë në Paris. Ne duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona. Ne kemi shënuar gola në ‘Camp Nou’ më parë nga rivëniet nga këndi dhe nga krosimet”.

Komento: