Sondazhi i Albanian Post: VV-ja e Guxo 41 për qind, PDK-ja e dyta e LDK-ja e treta

13:16 | 28 Qershor 2024
sondazhi-i-albanian-post:-vv-ja-e-guxo-41-per-qind,-pdk-ja-e-dyta-e-ldk-ja-e-treta

Mediumi “Albanian Post” ka publikuar një sondazh në lidhje fuqinë elektorale të partive politike të Kosovës.

I realizuar nga kompania “Source”, kjo anketë ka pasur 1050 respodentë në 28 komuna.

41 për qind e respodentëve janë përgjigjur se në zgjedhjet e ardhshme do ta votonin VV-në dhe partinë “Guxo”.

PDK-ja është renditur e dyta me 19.6 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 19.2 për qind.

E katërta është renditur AAK-ja me 6 për qind.

Komento: