Sondazhi i PIPOS: 35.7 përqind e të anketuarve nuk janë të punësuar.
Instituti “PIPOS” ka realizuar një hulumtimit të opinionit publik. Në mesin e qytetarëve që kanë marrë pjesë prej tyre 35.7 përqind nuk kanë qenë të punësuar, 31.1% janë të punësuar në sektorin privat dhe 7.6% i takojnë sektorit publik.
Në këtë sondazh kishte edhe të vetëpunësuar që kap shifrën e 8.4% , si dhe të punësuar sezonal janë me 0.8%.
Kurse, të përfshirë ishin edhe pensionistë me 8.6 përqind, ndërsa 6.6% janë studentë, e të tjerë përfshijnë 1.2%, njofton Klankosova.
Ky sondazh është realizuar gjatë së hënës dhe së martës së kësaj jave.