Sondazhi i fundit nga UBO: Vazhdon rënia e VV’së (37,3%), LDK dyfishohet (22,3%), PDK në 21,7%

22:30 | 19 Shtator 2022

VV-ja po vazhdon të ketë rënie si parti.

Sipas një sondazhi të UBO Consulting të publikuar nga Nacionale, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm në popullaritet, e rritje të ndjeshme ka Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bazuar në këtë sondazh, Vetëvendosje e Albin Kurtit, prej 41.9 përqind sa kishte në muajin prill, në qershor ka rënë në 39.6 përqind, e në shtator në 37.3 përqind.

Për dallim prej VV’së, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhiku, është rritur. Nga 19.4 përqind sa kishte në prill, në qershor kaloi në 20.3 përqind, e në shtator është rritur për 2 përqind, rrjedhimisht 22.3 përqind. Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kishte marrë 12,7 për qind, kjo parti është dyfishuar.

PDK’ja e Memli Krasniqit ka pësuar edhe rënie edhe ngritje. Në vetëm dy muaj, kjo parti është rritur për 0,3 për qind (nga prilli në qershor) për të rënë sërish për 0,2 për qind (nga qershori në shtator).

Edhe AAK’ja e Ramush Haradinajt ka pasur luhatje në përqindje gjatë këtyre muajve.
Në prill kishte 7.2 përqind, në qeshor ka rënë në 6.7 përqind, e në shtator ka shënuar rritje për 1 përqind, rrjedhimisht 7.7 përqind.

Komento: