
12 ditë para zgjedhjeve në vendin tonë, po vazhdojnë të bëhen sondazhe të ndryshme.
Sondazhi i fundit i bërë nga Baton Haxhiu parasheh që partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate nuk do ta kaloj pragun zgjedhor.
Sipas tij, kjo parti nuk do të mund të marrë më shumë se 3% të votave, përcjell ORAinfo.
Fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas këtij sondazhi do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 51.3 për qind.
Befasi e këtij sondazhi është se Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta më 15.5 për qind.
Sipas këtij sondazhi Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e tretë në zgjedhje me 13.2 për qind, ndërsa AAK vetëm 5.5 për qind.
