Televizioni Dukagjini ka prezantuar sonte një sondazh të realizuar gjatë ditës me 10 mijë respodentë.
Sipas sondazhit të prezantuar në emisionin Debat Plus, 27 përqind e qytetarëve kanë votuar pro PDK-së për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ishte i ftuar në këtë debat, tha se kjo përqindje e sondazhit do të jetë edhe shumë më e thellë në rezultatatin final të zgjedhjeve.
Ai tha se në qeverinë e re të PDK-së me Kadri Veselin kryeministër nuk do të mund të jetë asnjë zyrtar që ka ndonjë aktakuzë.