Sondazhi i UEFA-s për futbollistin më të mirë, kështu tallet Barcelona

21:21 | 02 Maj 2019

Barcelona tallet me sondazhin e UEFA-s.

Profili i UEFA Champions League në “Tëitter”, sikurse ndodh gjithmonë, në përfundim të javëve respektove europiane, ka krijuar një sondazh adresuar ndjekësve të vet, duke kërkuar të votohet për futbollistin më të mirë të këtyre takimeve të para gjysmëfinale.

Specifikisht 4 të përzgjedhurit e UEFA ishin: Donny van de Beek, Frenkie De Jong, Luis Suarez dhe natyrisht Leo Messi. Mes përgjigjeve ndaj pyetjes së ngritur, spikaste edhe ajo e Barcelonës, e cila në profil nuk ka kursyer as batutën, transmeton telesport.

“Hë tani UEFA Champions League! E ke seriozisht?”. Natyrisht gjithçka i referohet “Pleshtit”, protagonistit kryesor dhe autorit të dy golave në fitoren e Barcelonës të mërkurës mbrëma në shifrat 3-0 ndaj Liverpool, shënues respektivisht i golit të dytë dhe atij fantastik që sigloi rezultatin final.

Komento: