Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.
Të udhëhequrit e Alain Giresse synojnë fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese, pas barazimit 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë.
Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.
Në anketën për ndeshjen Kosovë – Andorrë, 84% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 11% mendojnë se triumfon Andorra.
5% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.