Soni tregon se si e ka zbukuruar pemën e vitit të ri, shpreh një dëshirë

20:10 | 18 Dhjetor 2019

Festat e fundvitit sjellin gjallëri te secili.

Soni Malaj është bërë gati për festat e shumëpritura të fundvitit.

Këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi të këndshme pranë pemës së Krishtlindjeve ku edhe ka shprehur një dëshirë, shkruan Indeksonline.

E veshur kuq e zi, Soni dukej në formë të mirë dhe goxha atraktive.

“Krejt çka dua për Krishtlindje je ti”, ka shkruar Soni në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, “Shije tradhtie” mban emrin projekti i saj i fundit me të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”

Komento: