Sonte 0 raste të reja me koronavirus në Vushtrri

21:24 | 02 Qershor 2020

Pas disa ditëve me raste të reja me koroavirus, sot, Vushtrria nuk ka regjistruar të infektuar të ri.

Kryetari i Vushtrrisë njofton se nga mostrat që janë marrë dje, sonte në Vushtrri nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq, Tahiri njofton se sot në këtë komunë janë marrë 69 mostra, rezultatet e të cilave pritet të dalin nesër.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sonte kemi 0 raste me Covid 19 në qytetin tonë. Këto rezultate janë nga testimet e ditës së djeshme.

Sot janë testuar 69 qytetarë dhe rezultatet nuk ka arritur ti përpunojë IKSHPK, ato i presim gjatë ditës së nesërme.

Inspektorati Sanitar Komunal ka nxjerrë vendim për vetizolim për të gjithë të prekurit me Covid 19, konform ligjit, ndërsa Policia e Kosovës po i monitoron rregullisht secilin rast. Mjektët dhe infermierët e QKMF po ofrojnë ndihmën mjekësore për të prekurit e Shtabi Emergjent Komunal po ofron të gjithë asistencën familjeve të të infektuarve.

Pra si gjithnjë ju lutemi KUJDES, secili jemi përgjegjës për vehtën dhe familjen tonë.

Të gjithë qytetarëve të infektuar ju urojmë shërim të shpejtë.

Me respekt

Shtabi Emergjent Komunal./ORAinfo/

Komento: