Barcelona mund të shpallet sonte kampione në Spanjë.
Barcelona mund të shpallet që sonte edhe matematikisht kampione në La Liga për sezonin 2022/23.
Skuadra e drejtuar nga Xavi do të luajë në udhëtim ndaj rivalit lokal, Espanyol, me fillim prej orës 21:00, shkruan Gazeta Express.
Barcelona ka grumbulluar 82 pikë nga 32 ndeshje të zhvilluara deri më tani, 11 më shumë se Real Madridi, që momentalisht ka një ndeshje më shumë.
Atletico Madridi, që është i treti në tabelë me 69 pikë, e luan sot gjithashtu ndeshjen e javës së 34-t, kundër Elches.
Kësisoj, Barcelona me një fitore eventuale ndaj Espanyolit, do të siguronte edhe matematikisht titullin e parë të kampionit që prej vitit 2019.
Rezultate tjera do të shtynin festën e Barçës, që megjithatë e ka në duar trofeun e më të mirit për këtë sezon në La Liga.
Barcelona numëron 26 tituj kampioni në Spanjë.