Sonte mos u largoni nga ekrani, na presin këto super ndeshje

10:16 | 27 Tetor 2020

Sonte rikthehet në aksion kompeticioni më i madh në botën e futbollit të klubeve, Liga e Kampionëve.

Në program janë 8 ndeshje për t’u zhvilluar.

Nga ora 18:55, Lokomotiva e Moskës do të luaj kundër Kampionit të Evropës, Bayern Munchen.

Ekipi bavarez arriti të fitoj 4:0 ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid.Kurse, Lokomotiva e Moskës barazoj me Salzburgin me rezultat 2:2.

Kurse në të njëjtin orar, Shakhtar Donetsk do të luaj kundër Interit. Ukrainasit në ndeshjen e parë befasuan Real Madridin duke e mposhtur me rezultat 2:3. Kurse Interi barazoj me gjermanët, Monchengladbach me rezultat 2:2.

Ndeshjet më interesante cilësohen për sonte cilësohen: Atalanta-Ajax, Atletico Madrid-Salzburg dhe Monchengladbach-Real Madrid.

Më poshtë keni listën e plotë të të gjitha ndeshjeve.

Komento: