Sonte mund të jetë nata e fundit e Robertit në karantinë, kjo është lutja e tij

00:05 | 03 Prill 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë.

Disa persona që janë kthyer nga jashtë në Kosovë, janë karantinuar, shkruan ORAinfo.

Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili po qëndron në konvikt të studentëve.

E nesër pritet që t’i bëhet testi, e të kuptohet nëse do të rezultojë negativ apo pozitiv në koronavirus.

Ai këtë e ka treguar vet përmes një postimi, në të cilin në mënyrë qesharake është lutur për rezultat negativ.

“Nesër testin, ishalla negativ se kshtu boll pozitiv jom”- ka shkruar Roberti në postimin e tij./ORAinfo/

Komento: