
Në Prishtinë, protesta vazhdoi edhe mbrëmë, duke shënuar natën e dhjetë radhazi.
Ajo nisi në orën 21:00 dhe në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe figura të jetës politike e publike.
Protesta në kryeqytet do të vazhdojë edhe sonte.
Nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, për natën e 11-të radhazi, me qëllimin e njëjtë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.