Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz dhe flakadanë në gjithë Kosovën

08:05 | 07 Mars 2026
sonte-“nata-e-zjarreve”-ne-prekaz-dhe-flakadane-ne-gjithe-kosoven

Nga ora 18:00 nisin aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Prekaz do të mbahet manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, ndërsa nga ora 18:15 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në ora 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik.

Ndërkohë, edhe Komuna e Prishtinës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 18:00, ku do të hapet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve

Komento: