
Sot që nga ora 21:00 do të bëhet ceremonia festive e ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti” për nderë të atmosferës për festat e fundvitit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se merr pjesë kryetari Përparim Rama dhe Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ngjarja mbahet sonte, më 18 dhjetor 2025, në ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku”, thuhet në komunikatë.