Sonte përfundon afati për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

16:13 | 02 Tetor 2023
sonte-perfundon-afati-per-aplikim-per-subvencionimin-e-pajisjeve-eficiente-shtepiake

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se sot është afati i fundit për aplikimin e subvencionimit të pajisjeve efiçente shtëpiake.

“Ju kujtojmë se sot, në orën 23:59, përfundon afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake me mbështetje nga European Union in Kosovo. Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467”, shkroi Rizvanolli.

Ndërsa, për aplikimin e subvencionimit të pajisjeve efiçente për ngrohje, ajo tha se aplikimi vlen deri me 22 nëntor.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/

 

Komento: