Sonte rikthehet në ring Robin Krasniqi

13:04 | 25 Shkurt 2023

Robin Krasniqi rikthehet sonte në ring.

Pas një viti e gjysmë, Robin Krasniqi do të rikthehet në ring

Boksieri me prejardhje nga Kosova do të përballet me belgun Timur Nikarkhoevin, duel ky që zhvillohet në “Audi Dome” në Gjermani.

Krasniqi është shprehur shumë optimist për këtë përballje, teksa tha se ka patur kohën e mjaftueshmë për t’u përgatitur.

Ky meç do të nis rreth orës 21:00.

Komento: