Sorensen për takimet që pati në Beograd: Theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në dialog

00:08 | 26 March 2025
sorensen-per-takimet-qe-pati-ne-beograd:-theksova-rendesine-e-angazhimit-te-vazhdueshem-dhe-perparimit-ne-dialog

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko Gjuriq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Sorensen përmes një shkrimi në rrjetin social X ka njoftuar se i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm në dialog.

“Sot në Beograd, u takova me @predsednikrs, Ministrin e Jashtëm @markodjuric dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar si pjesë e mandatit tim. Vlerësova mundësinë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm dhe theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në Dialog”, shkroi Sorensen.

Komento:
loading