Sot Avni Hysenit i jepet lamtumira e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sot Avni Hysenit i jepet lamtumira e fundit

13:07 | 02 Janar 2019

Sot do të i jepet lamtumira e fundit ish-lufëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni që ndërroi jetë natën e Vitit të Ri.

Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë kanë nisur homazhet për Avni Hysenin.

Shumë familjarë, ish-bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë duke bërë homazhe pranë arkivolit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërkohë, me fillim nga ora 12:30 deri në orën 13:00, po në këtë palestër pritet të mbahet edhe ceremonia mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, njofton Klan Kosova.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, qëndroi për disa ditë i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore mirëpo nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënën mbrëma ai vdiq.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.
Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Ai la pas vetes dy vajza.

Komento: