Sot bëhen 14 vjet kur SHBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës

14:25 | 18 Shkurt 2022

Sot 14 vjet më parë SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës

Kosova ka hyrë në vitin e 14-të prej kur u shpall shtet i pavarur dhe demokratik. Republika, të enjten shënoi 14-vjetorin e pavarësisë. Ndërkaq sot, 18 shkurt, u bënë 14 vjet prej kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën shtetësinë e Kosovës.

SHBA-ja e ka njohur Kosovën një ditë pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush doli në konferencë për shtyp dhe njoftoi se SHBA-ja e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte njohja më e rëndësishme për shtetin më të ri në botë.

Teksa po atë ditë, 17 shkurt, njohja e parë erdhi nga Republika e Kostarikës. Në listën e njohjeve, shtetet e tjera që më 18 shkurt 2008 e njohën Kosovën pas SHBA-së ishin Franca, Shqipëria, Turqia, Britania dhe Afganistani.

Kosova sot numëron 117 shtete të botës që e kanë njohur pavarësinë e saj. Nga shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Britania dhe Franca e njohën pavarësinë e Kosovës, kurse Rusia dhe Kina jo vetëm nuk e njohën por edhe e patën kundërshtuar.

Njohja e fundit u bë dy vjet më parë nga Izraeli. Në shkurt 2021 Kosova e konsideroi historike marrëdhënien diplomatike me Izraelin.

Komento: