Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 persona të tjerë.
Përfaqësues të institucioneve komunale, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të kësaj masakre