
Pesë vjet nga vdekja e ish-kryeministrit të parë të Kosovës në pasluftë, Bajram Rexhepi.
Ai u shtrua në QKUK në muajin prill të vitit 2017 për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.
Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi vdiq më 21 gusht të vitit 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.
Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954.
Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985 dhe punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.