Sot betohet presidenti Donald Trump/ Diplomatët tregojnë se çka mund të pres Kosova nga presidenti i ri amerikan

08:08 | 20 January 2025
sot-betohet-presidenti-donald-trump/-diplomatet-tregojne-se-cka-mund-te-pres-kosova-nga-presidenti-i-ri-amerikan

Më 20 janar 2025 (sot), Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri, 4 vite pasi humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.

Analistët ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë parashikimet për ndikimin e presidencës së tij që nga Lindja e Mesme, konfliktet ushtarake në Ukrainë e Gaza, apo të ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e aleancës së NATO-s e marrëdhënieve të SHBA-ve me Bashkimin Europian.

Pritshmëria për administratën e Trump ka dhe në rajonin e Ballkanit dhe angazhimi i saj për një zgjidhje përfundimtare të dialogut të zgjatur mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit.

Gjatë mandatit të parë, i dërguari special i SHBA Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtar të Trump, Richard O ‘Brien ndërmjetësuan një marrëveshje mes udhëheqësve serbë dhe kosovarëve që vetë presidenti e pagëzoi si historike dhe u firmos në zyrën e tij.

Marrëveshja ishte kryesisht për çështje ekonomike, ndërsa çështjet e ndjeshme politike mes dy vendeve vijojnë të mbeten në tavolinë, ndërsa incidentet në kufirin mes dy vendeve i rrezikojnë seriozisht rezultatet e këtyre negociatave.

 

Hoxhaj: Administrata e Trump do t’i mbyllë temat e hapura në Ballkan, veçmas normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, thotë se Administrata e re e Presidentit Donald Trump, do të jetë më e vendosur dhe do të mbyllë disa prej temave të hapura në Ballkan, përfshirë edhe raportet Kosovë-Serbi.

‘’Administrata e re e Trump natyrisht që do të jetë edhe më e vendosur për mbylljen e disa temave të hapura në Ballkan, sidomos normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë’’, thotë ai.

Hoxhaj shton se Kosova duhet të dijë si të pozicionohet dhe ta rikthej besimin e SHBA-së dhe të i përmbushë pritjet e saj.

‘’Unë shpresoj që nëse Kosova di të pozicionohet drejt dhe ta rikthej besimin e tyre dhe të i përmbushë disa prej pritjeve të saj’’ tha ai.

Ish-kryediplomati Kosovar potencon se Kosova duhet ta shoh si mundësi të madhe administratën e Trump e jo të sillet Kosova me të siç u sill Qeveria Kurti me administratën e Biden.

‘’Ne duhet ta shohin administratën Trump si një mundësi e madhe dhe jo të sillemi se si është sillur Kurti me administratën e Biden, të cilën Kurti e djegu kartën dhe Kosova nuk diti ta shfrytëzoj’’ përfundoi ai.

 

 

 

Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, shpreson se administrate e Donald Trump, do të ndikojë në rikuperimin e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Kosovës, por edhe do të mbyllë çështjen e mos pajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

‘’Administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump mbetemi me shpresë se do të ndikoj në rikuperimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Prishtinen, por edhe do të nxitë autoritetin dhe impaktin edhe në konsolidimin e balancave të brishta në Ballkan, duke përfshire edhe mbylljen e mospajtimeve konfliktuoze mes Kosovës dhe Serbisë, si dy vende fqinje,t ë cilat akoma mbesin si vende të cilat duhet t’a njohin njëra- tjetrën dhe t’i kontribuojnë paqes,sigurisë dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Europës’’ thotë ai.

Dedaj, sugjeron se Trump duhet të veproj pa hezitim e të mos bazohet në mitet dhe përrallat ballkanase.

‘’Presidenti Trump duhet të veproj pa hezitim dhe energjikisht, duke mos u bazuar në përrallat dhe mitet ballkanike, duke i dhënë fund zhagitjes dhe status-quosë në Kosovë, duke i hapur rrugë integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, procesit te pajtimit, paqes, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirē, në gjithë Ballkanin Perëndimor’’ potencoi ai.

Ish-ambasadori Dedaj, deklaroi se pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, ka rrezikuar dhe lëkundur raportet Kosovë-SHBA.

‘’Fatkeqësisht,regjimi në ikje i Albin Kurtit e ka rrezikuar dhe lëkundur këtë partneritet unik, duke vënë në dyshim miqësinë tonë, megjithëate SHBA e kanë të qartë se populli i Kosovës është ndër më proamerikanët në botë, kurse qeveritë shkojnë e vinë’,’ u shpreh ai.

 

Analisti politik: Administrata e Trump do të jetë më e ashpër dhe më e drejtpërdrejt

Analisti politik, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline, thotë se Administrata e Trump do të jetë më agresive dhe më e ashpë ndaj gjithë akterëve global por edhe ndaj Ballkanit.

‘’Administrata Trump do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Biden dhe do ta paraqes një politikë më energjike, më agresive, me të ashpër ndaj gjithë akterëve global e lëre më në Ballkan’’ thotë ai.

Sipas tij, edhe Ballakni do të ketë focus nga Administrata Trump, por pas përfundimit të luftës në Gaza dhe Ukrainë.

‘’Natyrisht fokusi primar do të jetë lufta në Ukrainë dhe Gaza dhe me zgjidhjen e tyre një pjesë e fokusit do të zhvendoset në rajonin tonë’’ tha ai.

Sipas tij, Administrata e Trump nuk do të ketë diplomacy të stilit Biden, por do të ketë çasje të drejtpërdrejt.

‘’Nuk do të ketë diplomaci të stilit të Biden, me diskutime të mëdha, me ndërmjetësime të mëdha, konsideroj se do të të ketë çasje më të drejtëpërdrejtë dhe pa dilema’’ tha ai.

 

Përndryshe, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump do të marrë pjesë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, etj.

 

 

Komento: