Sot do të mësohen rezultatet përfundimtare të zgjedhejve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndryshe, sot Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe 392 pako me fletëvotime të diasporës.