Sot deklarohet Qeveria Hoti për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

08:24 | 22 Dhjetor 2020

Qeveria Hoti sot deklarohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim këtë të hënë që vendi të shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.

Ajo i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Burime të Klan Kosova brenda Qeverisë, kanë bërë me dije se ky institucion do të dalë sot me një qëndrim, sa i përket vendimit të Kushtetueses.

Sipas këtij burimi, ata deri mbrëmë nuk kanë pranuar asnjë dokument nga kjo gjykatë.

Komento: