Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë me temperatura deri në -5 gradë celsius, por pa të reshura atmosferike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në raport.
IHK njofton se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në raport.